Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Autobusi i Unazës përplaset me motorin, plagoset 12-vjeçari

jë 12-vjeçar mbeti i plagosur këtë mëngjes, pasi autobusi i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me motorin me të cilin i mituri po udhëtonte.

Rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shoferi P. R., duke drejtuar autobusin është përplasur me motomjetin me drejtues  H. Gj dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri i mitur në motor.

12-vjeçari ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Sipas policisë, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Burimi: Top Channel

Related posts
Lajme

Këta janë të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares maqedonase

Lajme

Policia po e ruan argjendarinë, pronari i së cilës u arrestua lidhur me grabitjen në Suharekë

Lajme

Persona të panjohur e sulmojnë fizikisht dhe ia vjedhin telefonin e kuletën

Lajme

Maqedoni e Veriut, gjendet e vdekur 14-vjeçarja e zhdukur që nga e hëna