![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/autonomi-per-komunat-ne-veri-te-kosoves-ja-si-pergjigjet-deputetja-e-lvv-se_6496cf0521be9.png?resize=850%2C465&ssl=1)
Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiç është duke u përballur me një situatë të vështirë në Serbi, ku po protestohet çdo ditë kundër tij.
Përpjekjet e tij për t’u marrë me Kosovës dhe zërat se ai kërkon të shpallë autonominë në 4 komunat me shumicë serbe në veri sipas saj, janë konfirmimi i qëndrimit të gabuar të BE ndaj politikës së tij.
“Nëse është e vërtetë se do të shpallë autonominë në këto komuna kjo e konfirmon atë që nëse ka diçka për të cilën Vuçiç nuk është i interesuar është ulja e tensioneve.
Këtu do të dalë në pah edhe qëndrimi i gabuar i ndërkombëtarëve karshi tij. Kjo do të tregojë se Franca ka gabuar, BE ka gabuar dhe përshkallëzimi është shumë pranë”, tha Kryeziu.