Aktuale

Autopsia zbardh detaje tronditëse për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, Prokuroria hedh dritë mbi ekzekutimin

Janë publikuar rezultatet e autopsisë për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua më 14 shkurt në Montecalvoli, në komunën Santa Maria a Monte të Italisë. Raporti mjeko-ligjor ka zbuluar se vetëm një nga plumbat e qëlluar rezultoi fatal, ndërsa hetimet po hedhin dritë edhe mbi dinamikën e krimit dhe autorët e dyshuar.

Sipas ekspertizës së mjekut ligjor Marco Di Paolo, plumbi vdekjeprurës goditi Muharremin në anën e djathtë të qafës, duke dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore në nivelin e vertebrave C2 dhe C3. Dëmtimet shkaktuan paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të 25-vjeçarit.

NEWS  HOROSKOPI për sot: E mërkurë 18 shkurt 2026!Autopsia, e kryer më 13 mars me urdhër të prokurorit të Pizës, Fabio Pelosi, konfirmon gjithashtu se viktima u plagos edhe në parakrah dhe kyçin e dorës së djathtë, por kjo plagë nuk ndikoi në vdekjen e tij.

Për ngjarjen akuzohet 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke, i cili ndodhet në burg që prej ditës së krimit. Ai u arrestua në Arezzo, ndërsa po largohej me familjen në një automjet tip “Range Rover Evoque”, mjeti nga i cili dyshohet se u qëllua ndaj Muharremit. Sipas hetimeve, Xyke nuk e ka mohuar se ka qëlluar në drejtim të viktimës.

NEWS  Dhuna në shkolla, viti i ri shkollor do të nis me një plan të rreptë masash sigurie, nga kamerat në shkolla te patrullat e forcave “Shqiponja”Prokuroria italiane dyshon se vrasja ishte kulmi i një konflikti mes dy grupeve shqiptarësh, i cili kishte nisur disa orë më herët në një lokal në zonën Capanne di Montopoli dhe vijoi më pas në parkingun e tij. Pas kontakteve telefonike mes palëve, ata u takuan sërish në Viale della Repubblica, ku ndodhi ekzekutimi.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se janë shkrepur të paktën gjashtë plumba, siç dëshmojnë edhe dëmtimet e konstatuara në automjetin “Fiat Doblò”, ku ndodhej viktima.

NEWS  Pse u mbyt Durrësi? Inxhinieri që drejtoi 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe Hidrovorin: Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetimNë kuadër të hetimeve, nën verifikim është edhe një 18-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në automjet me Renato Xyken. Ai po hetohet në gjendje të lirë dhe është paraqitur vullnetarisht në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit, përpara se çështja të kalojë në fazën gjyqësore.

Të Ngjashme