Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati Gashi: Prokuroria bëri mirë që thirri në intervistim ministren Haxhiu

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje ka dëshmuar para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Ajo pas dhënies së kësaj dëshmie ka mbajtur një konferencë për media, duke thënë se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit.

Lidhur me intervistimin e saj në Info Magazine ka folur avokati i rastit Dehari, Tomë Gashi, i cili ka thënë se nuk është ftuar nga prokurori që të jetë i pranishëm kur është bërë intervistimi i Haxhiut.

“Prokuroria ka bërë mirë që zyrtarisht e ka ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Prokurori që e ka parë një status që ka qenë në profilin e Albulena Haxhiut që ka qenë në 7 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, e ka ftuar para dy jave dhe ajo ka shkuar dje të hetuesit e policisë dhe e ka dhënë dëshminë e saj”.

“Dhe ky prokuror prapë nuk ka lejuar prezencën time, unë nuk mund të ju them se çfarë ka deklaruar Albulena Haxhiu aty përveç asaj që i ka bërë publike në konferencën e saj”, ka thënë ai.