Avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj ka thënë se klientit të tij s’i janë marrë rrobat për t’u vëretuar nëse grimcat e barutit i janë kapur atij.
“Naimit nuk i janë marrë teshat për me u vertetu që grimcat e barutit i janë kapur” gjykata duhet t’i besojë dikujt, pasi ajo është privuar nga jeta. Megjithatë, i takon gjykatës të vërtetojë të gjitha rrethanat e rastit.
Është përmendur se në drejtim të saj është shtënë nga një dritare gjysmë e hapur, gjë që nuk është pranuar si version i saktë gjatë hetimeve të vrasjes.
Në këtë kontekst, është thënë se do të duhej të ishin marrë edhe teshat e Naimit, pasi nëse do të vërtetoheshin shkrepjet e armës, situata do të paraqitej ndryshe. Mënyra se si janë marrë teshat mbetet çështje e diskutueshme.
Po ashtu, nëse do të kishte gjurmë bariti në rrobat e tij, situata do të ishte krejt ndryshe. Unë kurrë nuk e kam kontestuar faktin e vrasjes, por mendoj se kualifikimi juridik nuk është adekuat”, ka thënë Piraj.
