Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Azemi: Po shkelen të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, Kurti nuk i mbajti premtimet

 
   

Edhe, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka shprehur pakënaqësitë me të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Jusuf Azemi ka deklaruar se punëtorët e sektorit privat janë në gjendje të rëndë.

Ai ka numëruar disa kushte që kanë ata.

“Punëtorët e sektorit privat në veçanti i kanë kushtet e këqija. Sektori publik i kanë pak më mirë kushtet se privati. Punëtorët e sektorit privat kanë mbetur në dëshirën e pronarit e kompanisë. Pagat e vogla, mos respektimi i ligjit , mos respektimi i pushimit vjetor, mjekësor etj. E kanë bërë gjendjen më të rëndë se sa që është dashur të jetë”, u shpreh Azemi.

Mos zbatimi i premtimeve për punëtorët, po e përballë qeverinë ‘Kurti’ me protesta të shpeshta, thotë Azemi.

Ai thotë se mungon dialogu mes pushtetit dhe sindikatave.

“Protestat e shpeshta po ndodhin pasiqë kryeministri dhe ministri nuk po i trajton për së afërmi punëtorët edhe ato kushte që vet i ka premtuar dhe nuk kanë filluar as të implementojnë. Protestat e grevat po bëhen në bazë të ligjit që e kemi në fuqi. Nuk ka dialog të sinqertë. Kur kryeministri nuk fillon të merret me problemet, ato vetëm do të rritën më shumë”, tregon Azemi.