Lajme

Babë e bir të vrarë në Dukagjin, policia jep detaje për rastin

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për vrasjen në Dukagjin të dy personave, dyshohet nga arma e zjarrit ku i plagosur ka mbetur edhe një tjetër.

Sipas njoftimit të vrarit janë  babë e bir

“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet nga Policia./teve1.info/

 

Vriten 2 persona në Dukagjin, policia niset drejt vendit të ngjarjes

Të Ngjashme