Lajme

Bahtiri: Jemi duke bërë përpjekje maksimale që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale që të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se shkuarja në zgjedhje do të krijonte ngërç politik duke u bërë thirrje deputetëve që të bëhen bashkëpunues.

“Jemi duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur. Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik, të cilat e çojnë Kosovën në një cikël të pamundshëm të zgjedhjeve, ku rrjedhimisht Kosova humb dhjetëra miliona euro, të cilat janë djersë e qytetarëve tanë. E gjitha kjo pa asnjë arsye.

Prandaj, edhe njëherë, APELOJ tek kolegët deputet, që t’i thërrasin mendjes dhe të bëhen bashkëpunues për zhbllokim e jo shkaktar për bllokada të pafundme”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme