Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se asnjë prokuror, polic apo shërbyes civil që e ka lëshuar detyrën me kërkesë të Serbisë nuk duhet të rikthehet në institucionet e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajqinovci tha se Kosovës i duhen njerëz që i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të saj.
Postimi i Bajqinovcit:
Asnjë prokuror, polic apo shërbyes civil që e ka lëshuar detyrën me kërkesë të Serbisë nuk duhet të rikthehet në institucionet e Republikës së Kosovës.
Kosova ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të saj, jo për ata që në momentet vendimtare zgjodhën urdhrat e Beogradit.
