Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajqinovci: Pa u dënuar e sanksionuar Serbia, nuk shoh të ardhme në dialog

 
   

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, nuk sheh të ardhme në dialog pa u dënuar e sanksionuar Serbia nga komuniteti ndërkombëtar.

Bajqinovci ka thënë se Kosova nuk mund të ulet në tavolinën e dialogut derisa përreth vendit ekzistojnë 48 baza ushtarake të Serbisë.

“Pa një dënim të përgjegjësve, pa një dënim nga bashkësia ndërkombëtare, pa një sanksionim ndaj shtetit serb, nuk ka të ardhme as në Ballkan as në bisedime”.

“Nuk mund të bisedosh për diçka kur i ke 48 baza në kufi, Kurti i ka treguar disa herë BE-së. Përmes këtyre bazave, i dërguan kriminelët, tashmë terroristat, për Kosovë. Me pamje filmike, tashmë Serbia nuk ka nga t’i ikë përgjegjësisë”.

Ai konsideron se më e udhës është të flitet për sigurinë, sesa për negociata.

“Nuk është koha për të folë për negociata, është koha për të folë për siguri. Ne jemi të rrezikum, i kemi 48 baza përreth Kosovës”.

“Kemi pasur agresion ndaj Republikës së Kosovës. Kanë hy njerëz me aramatim të rëndë, ushtarakë, terroristë, të cilët nga sistemi serb janë dërguar për ta aneksuar veriun e Mitrovicës dhe dihet tashmë harta, me gjithçka që është kapur, pasi u ka dështuar plani”.

“Prandaj mendoj se në Kosovë duhet të flitet për siguri, në bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e kërkimit të përgjegjësisë ndaj pushtetit serb dhe assesi për negociata”, ka deklaruar deputeti i VV-së.