Gjatë vizitës së tij në Muzeun e Alfabetit në Manastir, Komuniteti Shqiptar i Selanikut, drejtuar nga Luan Zyka i dhuroi drejtorit të Muzeut Nuer Arsllani, një dhuratë me vlerë të veçantë simbolike:
flamurin kombëtar të qëndisur me dashuri dhe mjeshtëri nga nxënësja Leonora Markaj, të shoqëruar me vargjet e një vjershe të krijuar po nga ajo vetë.
Në vendin ku u hodhën themelet e alfabetit tonë të njësuar , kjo vepër e një nxënësi nga diaspora shqiptare u vlerësau si dëshmia më e bukur e dashurisë dhe lidhjeve të saj me gjuhën dhe simbolet tona kombëtare.
Me këët rast, u dhanë përgëzime për Leonorën dhe prindërit e saj dhe mirënjohje për Muzeun e Alfabetit në Manastir që do ta ruajë këtë kujtim të çmuar, ashtu siç e theksoi edhe drejtori i Muzeut në fjalën e tij.
