Në një tentim për të fajësuar opozitën për gjoja bllokim të 150 milionë eurove si pasojë e moskalimit të një numër marrëveshjesh ndërkombëtare, Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i reagoi ish-ministrja e këtij dikasteri, Hykmete Bajrami, e cila ia ktheu mbprapsht logjikën e të qënit të (mos)penguar.
Bajrami përmes një shkrimi të gjatë, ia numëroi gjërat që Ministër Murati mund të kishte bërë e që s’e ka penguar askush. Por, vetiu s’i ka bërë.
Ajo gjithashtu ia rikujtoi edhe rastim e famshëm të Gazmend Gjonbalajt (të palajmëruar që atëherë) që në fushatën e vitin 2019 premtonte se po të fitonte Albin Kurti në zgjedhje do të investone 50 milionë euro në Kosovë.
Shkrimi i plotë i Bajramit:
Një ditë pasi u bënë publike sanksonet e BE-së ndaj Kosovës, ministri i dështuar i financave paska akuzuar opozitën. Për keqardhje as këtë punë nuk është në gjendje ta bëj.
Ministrit të cilit i kanë tepruar më shumë se 600 milionë euro në fund të vitit qenka ankuar se opozita po e pengon duke mos ja ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare financiare dhe po mendon që ne kemi harru që ishte LVV e cila në vitin 2015 nuk e ka votuar as Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit – marrëveshjën e parë kontraktuale me BE-në.
Për me tëpër ministri duhet ta dij se për mos votim në Kuvend të çdo ligji e marrëveshje është ai përgjegjës, qeveria dhe deputetët e tij të cilët me fyrje e arrogancë nuk kanë arritë të kenë koncensus për asnjë gjë – kjo tregon kush janë pozita me shumë se kush janë opozita.
Qyetarët e dinë shumë mire se qeverinë dhe ministrin e financave askush nuk i ka penguar me bë reforma fiskale, me i rritë pagat, me rritë pagën minimale, me i ulë çmimet e produkteve esenciale (Ligji që është në Kushtetuese nuk e ka pengu Muratin me bë TVSH-në zero për produktet bazë).
Opozita nuk e ka rritë çmimin e rrymës, nuk ka pengu në ndërtimin e banesave për qifte të reja, nuk e ka pengu në ndërtimin e 160 qerdheve, po supozoj nuk e ka pengu as me heqë drejtorin e PDK-së nga ATK-ja, të cilit që një vit e gjysëm i ka kalu mandati, opozita nuk e ka rritë tatimin në pronë, opozita nuk i ka dhënë 100 milionë nga buxheti për energjinë elektrike të shpenzuar në veri, opozita nuk ka lidhje me ambasadorin Martin Berishaj as me kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, opozita nuk ta ndalon me zgjedhë guvernatorin e BQK-së, drejtorin e NJIF-it, 11 sekretarë të ministrive që janë me ushtrues dëtyre që më shumë se dy vite as bordin e Fondit Pensional, opozita s’po nënshkruan kontrata njëburimore, opozita s’po t’i ndalon investimet kapitale, opozita nuk po i shtyn mjekët të ikin nga vendi as 150 mijë qytetarë të tjerë të cilët lanë Kosovën në mandatin e juaj, opozita s’po e pengon mërgatën të vij me investu (Gjonbalaj 50 milionë euro).
Të gjitha këto janë premtime me të cilat keni ardhë në pushtet dhe keni dështu keq sepse keni degradu çdo fushë.
Jo Hekuran Murati, kjo propagandë nuk të kalon kësaj here. Ju keni dështu në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si rezultat i eksperimenteve tuaja. Sot, në vend që të festojmë të gjithë për deklaratën e 2 korrikut dhe t’i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për këtë shtet, ne sot flasim për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës – çfarë degradimi!!!