Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami: Pavarësisht se ishim viktimë e gjenocidit serbë, ne nuk kultivuam ndjenjën e hakmarrjes

 
   

Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është mirëpritur nga e gjithë bota demokratike, pasi sipas tij, vendi ynë i tregojë botës se pas gjenocidit serbë arritëm ta krijojmë një shtet demokratik, pa ndjenja të hakmarrjes.

“Lindja e shtetit të Kosovës ka qenë e mirëpritur nga e gjithë bota demokratike sepse nga një komb i cili iu nënshtrua një gjenocidi klasik të Serbisë, u shndërruam në një shtet, do të thoja mjaftë simpatik sepse i treguam botës që ne mund të ringritemi, pas gjenocidit mund të krijojmë një shtet demokratik dhe absolutisht nuk do të kultivojmë kurrfarë ndjenje të hakmarrjes ndaj askujt, pa marr parasysh se ishim viktimë e gjenocidit”, ka theksuar Bajrami.

Profesori Bajrami ka thënë se Kosova ka kaluar në batica dhe zbatica të ndryshme për shtet ndërtimin e saj.

“Natyrisht nëse Pavarësia ka qenë një moment historik, atëherë shtet ndërtimi ka kaluar nëpër shumë probleme dhe sfida. Pra jo gjithçka ka shkuar sipas asaj që ne e shkruam në Deklaratën e Pavarësisë, sepse procesi i shtet ndërtimit ka pasur batica dhe zbatica, ka pasur vonesa dhe fatkeqësisht akoma nuk është i përmbyllur”, ka potencuar ai.

Madje Bajrami ka theksuar se procesi i shtet ndërtimi nuk ka shkuar ashtu siç ishin pritjet e popullit të Kosovës sepse sipas tij, u krijuan kriza politike në vend.

“Me 9 Prill miratuam Kushtetutën, themeluam institucionet. Procesi i shtet ndërtimi nuk shkoj sipas pritjeve të popullit dhe bashkësisë ndërkombëtare sepse ne krijuam kriza politike, mjaftë vonesa, nuk ishim të aftë që ta përmbyllim procesin e shtet ndërtimit, për më shumë lemë hapësirë edhe Serbisë që të bëj desruksion brenda Republikës së Kosovës, madje edhe ndërkombëtarët i kontribuuan kësaj, duke hapur një proces të dialogut me Serbinë në vitin 2011”, u shpreh Bajrami.