Lajme

Vdes një grua pasi goditet nga autobusi në Prishtinë

Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 6 nëntor, kur një autobus, i drejtuar nga një person i dyshuar, shtetas i Kosovës, ka goditur këmbësoren.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por më pas ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Të Ngjashme