Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“Banorët shqiptarë në veri janë në rrezik”, vjen kërkesa për Qeverinë dhe protestat e serbëve

Katër komunat veriore vazhdojnë të jenë në protestë duke shënuar ditën e tretë të tyre. Të mërkurën, serbët kanë vazhduar me protestë, por ndryshe nga dita e hënë ata kanë protestuar qetësisht duke kundërshtuar kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Serbët kanë ri përsëritur kërkesat e tyre, gjersa i është kërkuar që të mos sulmojnë pjesëtarët e KFOR-it, ku vetëm gjatë ditës së hënë protestuesit me maska e edhe ata pa maska edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme të hënën janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Të enjten, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Finer.

Kurti ka paralajmëruar se është pajtuar për zgjedhje të reja në komunat veriore të vendit.

“E falënderova për telefonatën e tij dhe shpreha përkushtimin tim për të punuar me ShBA-në për të ulur tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkroi ai në twitter.

Analistët politikë paralajmërojnë se protesta mund të eskalojë dhe të marr përmasa tjera edhe ndaj shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë.

Analisti politik, Skënder Zogaj, thotë se Serbia dëshiron që deri në pikën e fundit të insistojë që t’i shkëpus komunat me shumicë serbe.

Zogaj: Nëse nuk i shtrëngohet laku qafës së Vuçiqit, eskalimi do të merr edhe përmasa të reja edhe ndaj banorëve shqiptarë

 Image Skender Zogaj 

Sipas tij, eskalimi i situatës mund të sjellë edhe pasoja më të rënda.

“Serbia më shumë se dy dekada arriti që ta mbajë të hapur konfliktin në veriun e Kosovës, dhe kjo nuk e ka asnjë qëllim tjetër pos, pengimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, dhe, pritja e një çasti të volitshëm për Serbinë, për ta realizuar aspiratës së saj grabitçare, që e ka thënë në Kushtetutën serbe, ku Kosova konsiderohet ende pjesë të saj! Se Kosova është çështje e pakthyeshme Serbia e dinë, mirëpo ajo, deri në pikën e fundit do të insistojë që të shkëpus komunat me shumicë serbe. Kjo aspiratë është tashmë në rend dite dhe, eskalimi i situatës është mjaft i rrezikshëm, sepse, tensionet masive janë të pakontrollueshme dhe, mund të sjellin pasoja të rënda! Lëndimet e ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve janë rrezik konkret që, nuk duhet nënçmuar! Mediat dhe disa qarqe politike e diplomatike e kanë shumë gabim që po thonë se janë në pyetje sjelljet hulaganeske të bandave! Kjo nuk është e saktë, sepse, në fakt në veprim janë grupet e stërvitura profesionale, që veprojnë të dërguara zyrtarisht”, shprehet Zogaj.

Ai ka kërkuar që Qeveria të bashkërendojë masat dhe veprimet me transparencë të plotë dhe assesi të ndërmerr aksione ad-hoc.

Sipas tij, ekslaimi mund të marrë përmasa të reja edhe ndaj banorëve shqiptarë.

“Sipas disa pamjeve dhe vëzhgimeve të ekspertëve të sigurisë, në veriun e Kosovës është në veprim Organizata “Ujqit” e specializuar për krijimin e gjendjeve të tensionuara! Është keq që janë plagosur ushtarët e KFOR-it, por e ka edhe anën e mirë sepse, pasqyron realitetin e synimeve serbe, dhe KFOR-i konkretisht do ta kuptojë seriozitetin e gjendjes! Derisa është goditur KFORI, është krejtësisht e logjikshme se, nëse nuk i shtrëngohet laku qafës së Vuçiqit, eskalimi do të merr edhe përmasa të reja edhe ndaj banorëve shqiptarë dhe, kjo ia hap udhën thellimit të krizës dhe përmasave të konfliktit. Qeveria e Kosovës duhet të bashkërendoj masat dhe veprimit me transparencë të plotë dhe assesi të ndërmerr aksione të ad-hoc. Vullneti i mirë duhet të jetë i zëshëm dhe të sqarohet qartë, se Kosova nuk heq dorë nga rezistenca paqësore dhe, mbrojtja e pragut të shtëpisë”, shprehet Zogaj.

Tashmë është kërkuar një takim në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, mirëpo asnjëri nuk ka shprehur gatishmëri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se është duke u përpjekur që të gjejë një rrugëdalje për situatën në veri, derisa shtoi se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë SHBA-ja kundër Kosovës, por asnjëherë i frikësuar.

Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, Kurti theksoi se njësitet speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në komunat në veri, derisa para tyre të ketë struktura kriminale.

“Jam i brengosur gati gjithë kohën, por nuk frikësohem. Pasi ky është përshkrim i punës që mos të frikësohem, por brengosemi. Po përpiqemi fort që të gjejmë një zgjidhje, një rrugëdalje. Kjo nuk duhet të jetë rrugë e lakuar por një hekurudhë, dy shina. Më së pari të dalim nga kriza në veri që do të thotë sundim i së drejtës, turma ose kthehet në Serbi ose burgoset në Kosovë. Pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dhe pastaj e normalizojmë situatën”, u shpreh ai.

Burjani: Banorët shqiptarë permanent janë në rrezik të pandalshëm

Ndërsa, sipas analistit politik Blerim Burjani, takimi Kurti- Vuçiq është i domosdoshëm.

Ai shprehet se bandat në veri shfrytëzojnë të metat e veprimit të Qeverisë.

Sipas tij, banorët shqiptarë janë në rrezik të pandalshëm.

“Pritet këtyre ditëve të shtohet fajësia edhe mbi Serbinë, pra do të ketë balancim të fajësisë. Mendoj që takimi Vuçiq- Kurti është i domosdoshëm, është një zgjedh momenti i gabuar për krizë e konflikt, shtensionimi nënkupton që fillimisht vetëdijesim kur flitet për kriza, vetëdijesim për të ndalur sjelljet negative. Ato banda shfrytëzojnë të metat e veprimit të Qeverisë, banda dhe grupet kriminale të shumta në veri kanë gjetur parajsën, miliaradë euro e dollar shëtitet në veri, nuk është lehtë, kjo pasi që kriminaliteti, bërja e parave, vjedhja, vrasjet e kërcënimet në mes të serbëve janë prezente gati 24 vjet. Banorët shqiptarë permanent janë në rrezik të pandalshëm, ata kanë jetuar dhe jetojnë nën ethe se kur serbët do të shkojnë nëpër shtëpi për t’i vrarë, shumë familje shqiptare kanë larguar fëmijët e tyre nga veriu të cilët i kanë dërguar në pjesën tjetër shqiptare të Mitrovicës.

Tash sa i përket fajit, i është lënë Kosovës si nxitëse e kësaj gjendjeje, e mbajtëse tash e kanë serbët dhe Serbia, sepse ajo është trimëruar shumë përmes fajësisë ndaj Kosovës, kjo është bërë me nxitim që është dashur të jetë më e ngadalshme”, deklaron Burjani.

Ai ka kërkuar që të fillojë dialogu dhe të gjendet një zgjidhje për gjendjen.

“Vetëm nëse Vuçiq dhe Kurti nuk zbatojnë marrëveshjen mund të i vendosin sanksionet, pra ka pasur nxitim. Kosova do anëtarësim në NATO, por jo Serbia, Kosova ka vendosur sanksione kundër, por jo Serbia. Kosova është në përputhje me interesat dhe politikën e BE, por Serbia jo.

Patjetër duhet të fillojë dialogu i pa kushtëzuar, të gjendet zgjidhja për gjendjen, jo më rrahje e protesta, të kërkohet zgjidhje, edhe po të qëndrojnë kryetarët në zyre prapë gjendja është e njëjtë. Kosova më mirë është të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, janë bërë gabime trashanike të pa kthyeshme për një kohë”, përfundon Burjani.

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së