Lajme

Basha: Po punojmë për të rritur sigurinë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ministri Dimal Basha ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka njoftuar se një pjesë e skarpateve tashmë është në proces rehabilitimi, ndërsa për segmente të tjera është duke u zhvilluar faza e riprojektimit.

Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të kësaj faze do të vijojnë procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.

Postim i plotë:

Po vazhdojmë me rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”!

Një pjesë e skarpateve tashmë është drejt rehabilitimit, ndërsa për segmente të tjera jemi në fazën e riprojektimit. Menjëherë pas përfundimit të kësaj faze, do të vazhdojmë me procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.

Paralelisht, po bëjmë analiza dhe vlerësime teknike edhe për segmentet e tjera, për të identifikuar skarpatet që kërkojnë ndërhyrje shtesë.

Problemet janë evidente, por angazhimi ynë është konkret. Si Ministri, po punojmë intensivisht për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata, me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve të reja dhe garantimin e sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës.

Të Ngjashme