Lajme

Nasim Haradinaj proteston në Bruksel, çmon lart kontributin e diasporës në çlirimin e Kosovës

Nasim Haradinaj ka emocionuar të gjithë protestuesit në Bruksel, që sot janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Përpara të pranishmëve, Haradinaj mbajti fjalim për UÇK-në dhe trashëgiminë e saj ndër vite.

Sipas tij, UÇK-ja ka qenë ajo që e çliroi tokën e Evropës, duke qenë në gjakun e Skënderbeut që luftoi sundimin turk.

“Populli jonë iu qëndroi shumë luftërave dhe torturave barbare, iu qëndroi masakrave, shpërnguljeve të dhunshme, e në fund u rikthye në një forcë, sepse kishte djem” tha Haradinaj, duke atribuuar edhe kontributin e diasporës në luftën çlirimtare.

Të Ngjashme