Lajme

Basha takon dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fokus projektet strategjik

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Florim Grajçevci, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë takimit, palët sipas njoftimit të MIT-it, kanë biseduar për shfrytëzimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në fushat e vlerësimit, ekspertizës dhe mbikëqyrjes së projekteve infrastrukturore.

Duke pasur parasysh nevojat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në realizimin e projekteve strategjike, ministri Basha dhe dekani Grajçevci janë dakorduar që, pas analizave paraprake, takimet e radhës të fokusohen në konkretizimin e bashkëpunimit në projekte të caktuara, njofton ministra.

Sipas të njëjtit njoftimit, ky bashkëpunim synon të fuqizojë lidhjen ndërmjet institucioneve publike dhe ekspertizës akademike, me qëllim rritjen e cilësisë së projekteve infrastrukturore dhe avancimin e standardeve profesionale në zbatimin e tyre.

Të Ngjashme