Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

BE dënon sulmet ndaj ekipeve të gazetarëve në veri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar sulmin ndaj makinave të ekipit të mediave KALLXO.com dhe RTV Dukagjini teksa po raportonin për gjendjen në komunat në veri të Kosovës.

Përmes rrjetit Twitter ai theksoi se gazetarëve duhet t’u lejohet të kryejnë punën pa frikë për sigurinë e tyre.

“BE dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin KALLXO dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”, ka shkruar ai.

Makina të shumë mediave në Kosovë, anë dëmtuar duke u shpuar gomat, thyer xhamat e shënuar grafite nacionaliste serbe gjatë raportimit të tyre nga protesta e qytetarëve serb në komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në kundërshtim të kryetarëve të rinj shqiptarë. Po ashtu, është djegur një veturë e ekipit të TV1 në Zubin Potok, si dhe është sulmuar një gazetar.

Related posts
Lajme

​Në Shqipëri sot ka nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 700 mijë pensionistë

Lajme

Letra me njolla të gjakut e ish-ushtarit të UÇK-së, e shkruar në momentet e fundit të jetës

Lajme

Katër pije që rekomandohet t’i konsumoni kur keni anemi

Lajme

Shokon Naim Miftari: Kjo teori e pistë mund të jetë shkaktari i vrasjes së Liridonës