Lajme

​BE: Ligji për Pastrimin e Parave e afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Bashkimi Evropian.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel citohet të thotë se me këtë Kosova Kosova shënon një hap para drejt anëtarësimit në SEPA.

“Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Tutje në njoftimin e BE-së, thuhet që pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para.

Të Ngjashme