Aktuale

Bedinaj i ulur, disa persona e kë*cënojnë me armë! Ja çfarë ndodhi brenda hotelit në Orikum (Video)

Janë publikuar pamjet nga brenda lokalit të hotelit “Rexhina Palm” në Orikum, ku ndodhi konflikti mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça.

Nga pamjet, shihet se Bedinaj ishte ulur në lokalin e hotelit dhe disa persona i afrohen dhe e kërcënojnë me armë.

Në Policinë e Vlorës, biznesmeni Vasil Bedinaj ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona, të cilët u lënduan në aksident, në përpjekje për t’u larguar.

Sipas grupit hetimor, ai ka deklaruar se kanë mbërritur disa makina, të cilat kanë rrethuar hotelin, ndërsa dy shtetasit e kanë kërcënuar, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largimin brenda 48 orëve nga Shqipëria.

Aty ka nisur edhe konflikti, ndërsa policia ka ndjekur makinën e tyre, e cila është aksidentuar pranë Urës së Peshkëpisë, në rrugën e Lumit të Vlorës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme