Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore.
Sipas njoftimit për media, Haxhiu do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Pas ceremonisë së pritjes, dy kryeparlamentarët do të zhvillojnë takim bilateral.
Gjatë qëndrimit në Shkup, Haxhiu do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Në kuadër të agjendës zyrtare, ajo do të zhvillojë takime edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Programi i vizitës përfshin gjithashtu një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.
Vizita zhvillohet në kuadër të kontakteve institucionale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dy vendeve fqinje që bashkëpunojnë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 2008, kur Shkupi njohu pavarësinë e Kosovës.
