Lajme

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Shkarkimi i Hysenit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i Presidentit vjen në një ditë kur ndaj Vlora Hysenit janë ndërmarrë edhe veprime nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të një procedimi penal.

Hyseni ishte në krye të SHISH-it që prej vitit 2023, pasi u dekretua nga Presidenti Begaj pas propozimit të Kryeministrit Rama./Euronews.al

Të Ngjashme