Lajme

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët fituan dy mandate në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka thënë se ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta dhe fund të diskriminimit

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik. Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shume urime”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Koalicioni Shqiptar ka fituar dy mandate në Kuvendit e Serbisë sipas rezultateve të para./teve1.info/

Të Ngjashme