Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, nga qyteti i Vlorës, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi, Begaj ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët, duke theksuar krenarinë për historinë, dashurinë për atdheun dhe rëndësinë e unitetit.
“Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Begaj.
Ai e ka përmbyllur urimin me mesazhin: “Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”
