Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shënuar 28 Nëntorin me një postim nga Prekazi, ku ka kujtuar rëndësinë historike të kësaj date për shqiptarët.
Kurti ka theksuar se 28 Nëntori, përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe shpalljen publike të UÇK-së në Llaushë.
Ai ka përmendur Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Ismail Qemalit dhe Drenicën e Adem Jasharit si tri ngjarje e vende historike që përbëjnë trashëgiminë e lavdishme kombëtare.
Postimi i Kurtit:
Në Prekaz, nga Vlora. 28 Nëntori nuk është vetëm Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindja e kryekomandantit Adem Jashari dhe e shpalljes publike të UÇK-së në Llaushë nga Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj.
Kruja e Skënderbeut në mes të shekullit XV, Vlora e Ismail Qemalit dhe Drenica e Adem Jasharit, në fillim e në fund të shekullit XX, janë trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit që na e ndriçon të ardhmen e këtij shekulli të ri.
