Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj uron Ramazanin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Begaj në një postim në Facebook, ka uruar që shoqëria shqiptare të bëhet me devotshme, duke ju uruar agjërim të lehtë e të pranuar agjëruesve.

“Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit. Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”, ka shkruar Begaj.
Të hënën është dita e parë e muajit Ramazanit.

Agjërimi i këtij muaji është njëri nga pesë shtyllat e fesë Islame./teve1.info/