Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Saim Tahiraj në postim të tij në facebook i është përgjigjur akuzave të Baton Haxhiut, që ky i fundit vazhdimisht ka drejtuar tek Presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Tahiraj i ka kujtuar Haxhiut takimet me zyrtarë të Shërbimit Sekret Serb, në kohën e luftës në Kosovë, me 13 ose 14 nëntor 1997.
“Më 13 ose 14 nëntor 1997, në Prishtinë, Baton Haxhiu takohet me zyrtarë të Shërbimit Sekret Serb. Në dhjetor të vitit 1997, në Brezovicë, takohet personalisht me Jovica Stanishiqin, ish-shefin e shërbimit sekret serb dhe një nga njerëzit më të afërt të Millosheviqit. Këto takime nuk janë thashetheme. Ato janë pjesë e dëshmisë së tij në Tribunalin e Hagës dhe e rrëfimeve të vetë Haxhiut”, shkruan Tahiraj.
Ai tutje e pyet Haxhiun se çfarë përfaqësonin këto kontakte dhe cili ishte konteksti i tyre politik?
“Takimi me një përfaqësues të një shërbimi sekret nuk dëshmon vetvetiu bashkëpunim me atë shërbim. Por as nuk mund të fshihet apo të relativizohet një fakt i dokumentuar historik. Historia kërkon transparencë, përgjegjësi dhe të vërtetën, jo propagandë selektive”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
