Lajme

Begaj uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij më të përzemërta për Presidentin amerikan Donald Trump dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Begaj thekson se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shpreh mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, që nga njohja e shtetit shqiptar deri te reformat dhe zhvillimet e rëndësishme të 35 viteve të fundit./teve1.info/

 

Të Ngjashme