![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/behu-burre-mos-u-fsheh-murati-e-quan-te-papranueshme-gjuhen-e-perdorur-nga-deputetja-bajrami_64abe91425793.png?resize=850%2C674&ssl=1)
Në Kuvendin e Kosovës kane vazhduar replikat e ashpra mes deputetes së Lidhjes së Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Derisa diskutuan për çështjen e tatimit në pronë, deputetja Bajrami tha “Ministër fol edhe këtu ashtu si fole pa mikrofon, bëhu burrë, mos u fsheh”.
Pas kësaj, reagoi ministri Murati, i cili e quajti të papranueshme gjuhën e përdorur nga deputetja.
“Është e papranueshme të përdoresh gjuhë seksiste në Kuvend, pres reagimin e grave deputetëve”, tha ai.
Seanca ka filluar rreth orës 11:00, ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve.