![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/bernabiq-ballkani-i-hapur-vazhdon-te-ekzistoje_64b5a9a002957.gif?resize=926%2C528&ssl=1)
Kryeministrja Ana Bërnabiq tha sot pas takimit në Tiranë se ‘Ballkani i Hapur’ vazhdon të ekzistojë dhe vazhdon me iniciativa brenda tij.
“Vetëm tre ditë më parë hapëm ekspozitën e përbashkët të Ballkanit të Hapir në qendrën kulturore serbe në Paris, kështu që po vazhdojmë me ato iniciativa”, tha Bërnabiq.
Ajo deklaroi se ka diskutuar për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe samitin e Procesit të Berlinit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, rreth samitit që do të mbahet në tetor në Tiranë, shkruan Kosovo Online.
Bërnabiq tha se Shqipëria aktualisht është plotësisht e fokusuar në samitin e procesit të Berlinit dhe atë se çka mund të bëhet shtesë pas samitit të fundit që u mbajt në Berlin.
Ajo shtoi se me Ramën ka diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe iniciativat brenda tij, “të cilat janë mjaft komplementare me samitin e Procesit të Berlinit”.