Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biden uron Fitër Bajramin: Mendja ime është me ata që janë duke e përjetuar konfliktin, urinë e zhvendosjen

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka postuar një fotografi urimi për festën e Fiter Bajramit.

Biden në platformën “X” tha se teksa familjet dhe komunitetet myslimane mblidhen për Fitër Bajram, ata gjithashtu reflektojnë lidhur me dhimbjen e ndjerë nga shumë të tjerë.

“Mendja ime është me ata në mbarë botën që janë duke e përjetuar konfliktin, urinë dhe zhvendosjen, duke përfshirë vende si Gaza dhe Sudani. Tani është koha për t’iu përkushtuar punës për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithëve”, shkroi Biden.