Lajme

Bisedë ne zyrë dhe memorandum për banimin social, Pacolli jep detaje për takimin me Lushtakun

Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar sot për memorandumin e nënshkruar me Komunën e Skenderajt për banimin social.

Ky investim do të shkojë ne vlerën e përgjithshme 4.4 milionë euro.

 Në kuadër të kësaj, do të ndërtohen 78 banesa për qytetin e Skenderajt.

Njoftimi i plotë:

4.4 milionë euro për Banim Social Adekuat në Skënderaj

4.4 milionë euro është projekti i realizimit për Banim Social Adekuat në Skënderaj ku bashkë me kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit.

Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 4.4 milionë euro, prej të cilave 3.4 milionë euro do të financohen nga MMPH, ndërsa 1 milion euro nga Komuna e Skenderajt.

Në kuadër të projektit do të ndërtohen 78 banesa për Skënderajin me sipërfaqe prej 75 m², 82.5 m² dhe 93.5 m², të përshtatura për nevojat e familjeve përfituese.

Banim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Skenderajt.

Të Ngjashme