Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete mesditën e sotme në lumin Lana, në Tiranë.
Sipas informacionit shtesë të Policisë, viktima është Ilirian Lavdari, 72 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja u konstatuar rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku një person u gjet pa shenja jete në lumin Lana.
Në informacionin paraprak, Policia bëri me dije se dyshohej që personi, në gjendje të dehur, ishte zhveshur dhe ishte hedhur në Lanë, ku më pas kishte humbur jetën.
Fillimisht viktima ishte ende i paidentifikuar dhe mosha e tij u vlerësua rreth 60 vjeç. Pas veprimeve të mëtejshme, Policia konfirmoi identitetin e tij si Ilirian Lavdari, 72 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
