Gazetari Blendi Fevziu e ka nisur emisionin “Opinion” me një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin Bajram Begaj, duke kritikuar qëndrimin e tij përballë situatës së tensionuar dhe kaosit të krijuar në Tiranë.
Fevziu u shpreh se, gjatë karrierës së tij në gazetari që prej vitit 1991, nuk i kujtohet një rast kur një president të mos reagonte në mënyrë institucionale përballë një situate të tillë. Ai kritikoi reagimin e Begajt në rrjetet sociale, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të marrë një rol më aktiv dhe të nxisë dialogun mes forcave politike.
“Unë kam në këtë profesion, në gazetari që prej vitit ’91 dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që një president të mos reagojë në këtë gjendje, në këtë kaos që është Tirana. Presidenti merr dhe bën një status në Facebook dhe bëhet si influencer. Presidenti nuk është as OSBE dhe as Ambasada Amerikane. Presidenti duhet të thërrasë partitë për konsultim me njëri-tjetrin”, u shpreh Blendi Fevziu.
