Edi Rama drekë me Ergys Agasin në Durrës nën mbrojtjen e Gardës dhe Policisë, Llangozi plas “bombën”, ja si krimi i organizuar vendos deputetë, ministra dhe drejtorë
Avokati Arben Llangozi ka lëshuar akuza të rënda lidhur me lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar. Sipas Llangozit, ekziston një informacion që meriton verifikim, sipas të cilit kryeministri Edi Rama, pas një ceremonie në Durrës, ka drekuar me Ergys Agasin, person i cili sipas tij ishte në kërkim. Në një intervistë për “NTV Televizion”, ai u shpreh se ajo që e bën më skandaloze situatën është fakti se kjo drekë është zhvilluar nën mbrojtjen e shefit të komisariatit dhe Gardës së Republikës. Llangozi deklaron gjithashtu se në Shqipëri tashmë funksionon një trinom i rrezikshëm i përbërë nga prokuroria, pushteti dhe krimi.
Sipas akuzave të tij, ky bashkëpunim ka bërë që sistemi të dështojë, duke pretenduar se është krimi i organizuar ai që zgjedh dhe vendos se kush do të bëhen deputetë, ministra apo drejtorë policie. Ai e cilëson këtë situatë si fundin e Shqipërisë, ku kryeministri ulet “këmbëkryq me krimin” ndërsa institucionet e drejtësisë dështojnë të veprojnë. I pyetur nga gazetari se çfarë mund të prodhojë si histori deri në fund sekuestrimi i dosjeve nga SPAK te zyra e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), Llangozi ka deklaruar fillimisht se ky veprim nuk do të prodhojë asgjë. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme po vijon një “mbrojtje selektive” ndaj pushtetit, duke vënë në dukje se në nëntë vite të SPAK-ut nuk është hetuar asnjë leje ndërtimi e dhënë nga Kryeministri, por është dënuar vetëm Vangjush Dako.
NEWS Tronditet Meksika pak orë para nisjes së Kupës së Botës, vr*ten 5 policëPjesë nga deklarata e Llangozit
“Unë vlerësoj që Prokuroria e Posaçme do të vijojë mbrojtjen selektive që i bën pushtetit. Sekuestrimi i një dokumenti, i një dosjeje bëhet në momentin që shikohet një parregullsi që është bërë në atë dosje. Dhe në qoftë se do të kishte parregullsi, kush i ka dhënë këto lejet? I ka dhënë Kryeministri. Ja kjo është ajo që unë e kam thënë shpeshherë: Pse nuk hetohet Kryeministri për këto leje që ka dhënë? A është hetuar për ndonjë leje? Sa vite po bën SPAK që është në këtë… po mbush nëntë vite, po mbaron mandati dhe ne nuk kemi parë të hetohet një leje ndërtimi për personin kush e ka dhënë,. Është dënuar vetëm Vangjush Dako për një leje që kishte dhënë në kundërshtim me ligjin, askush tjetër.
Aq të rregullta qenkan këto leje, këto projektet? Ne kemi projekte të cilat janë thjesht imagjinare. Është bërë puna, pastaj është bërë projekti; janë bërë dokumentet vetëm fiktive për të qenë në dosje. Pra ne kemi një trinom të lidhur: tashmë kemi lidhjen e prokurorisë, të pushtetit dhe të krimit. Ne kemi krimin e organizuar që zgjedh e vendos deputetë, zgjedh e vendos ministra, vendos drejtorë policish dhe ne nuk mund të presim që do të kemi një prokuror se vajti i sekuestroi një leje edhe çfarë? Asgjë s’do të bëhet. Nga informacioni që unë kam që meriton verifikim, rezulton që kryeministri, në një ceremoni që ka qenë në Durrës, ka shkuar dhe ka drekuar me Ergys Agasin mbas ceremonisë, i ruajtur nga shefi i komisariatit dhe nga Garda e Republikës. Ja pra ky është ai shteti ynë që është i lidhur me krimin, që ne e bëjmë, ulemi këmbëkryq.
NEWS “Jam bir i Koço Plakut, inxhinierit të pushkatuar të naftës; Ju zoti Berisha, më arrestuat kur kërkova eshtrat e babait!” Rrëfimi dhe akuza e Jovan PlakutDel Gjiknuri thotë: “jo po gjyqi po vazhdon, nuk ka problem”. Po Prokuroria e Posaçme duhet t’i japë shpjegim se e ka shkruar një fjali atje, thotë që ka qenë përfaqësues i qeverisë shqiptare në Aruba. Po kush ka qenë? Pse nuk e jep? Pse nuk hetohet? Ku janë këto shefa që s’hetojnë? Pse ulet kryeministri në drekë me Agasin kur ai ka qenë person në kërkim?. Në vend të arrestohet, drekon me kryeministrin. A e kupton ku jemi? Ka marrë fund vendi ynë me këtë kryeministër që përdor njerëzit e varfër për propagandë dhe ulet këmbëkryq me krimin e organizuar. Ka marrë fund Shqipëria. Dhe në qoftë se Evropa është kjo që na serviret, që ne me demek po ecim para, që ne shikojmë çdo ditë, del nga shtëpia gjallë edhe s’e di a kthehesh apo jo, sepse ke burim aksidentesh çdo kohë.
NEWS Po udhëtonte drejt Greqisë, 24-vjeçarja shqiptare sh*kon udhëtarët me atë që FSHIHTE në çantëKemi rrugë që janë vrastare. Nuk është kjo Evropa. Ne e dimë shumë mirë si funksionon edhe si menaxhohet një sistem shtetëror në Evropë. E në qoftë se sistemi shtetëror është si në Shqipëri, atëherë nuk e di. Pashë edhe këtë gafën që bëri, nuk e di domethënë a e besojnë me të vërtetë njerëzit: doli e tha që ne do bëjmë “Diellën” që të luftojë korrupsionin në Gjermani. A është delir apo është mashtrim? Se nuk e kuptoj këtë gjë. Çfarë lloj shteti kemi, mor? Çfarë lloj shteti! Të vesh t’i japësh mend një shteti gjerman për mënyrën se si do luftojë korrupsionin me “Diellën” e kryeministrit që e ka blerë 500 euro në internet edhe ka bërë tenderin 500 milionë euro!”.
