Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar me kritika ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke ngritur pikëpyetje për mbështetjen që kjo parti mund të ketë në rast të zgjedhjeve të reja.
Në një shkrim, Gjinovci ka thënë se është i shqetësuar për situatën në LDK, duke pretenduar se partia ka humbur një pjesë të elektoratit që kërkon ndryshime.
“Boll po tutna për LDK-në. Me bo me hi në zgjedhje s’di kush i voton ma”, ka shkruar ai.
Sipas Gjinovcit, votuesit që e kërkojnë ndryshimin janë larguar nga LDK-ja, pasi, siç shprehet ai, “u pa që krahu i regjimit të vjetër po e mban peng krejt partinë”.
Ai ka kritikuar gjithashtu LDK-në për qëndrimet ndaj historisë së partisë dhe figurave të saj, duke pretenduar se votuesit tradicionalë të saj dhe rugovistët janë larguar për shkak të mungesës së reagimit për viktimat e lidhura me LDK-në gjatë dhe pas luftës.
“Votusit e LDK-së së persekutume e rugovistat i ka hupë masi nuk e tha nji fjalë për të vramët e vet gjatë e pas luftës. Kush po jet prej votusve?”, ka shkruar Gjinovci.
