Lajme

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi nga data 2 maj 2026, ora 16:00, deri në mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit zyrtar:

Nafta (gazoil, standardi SSH EN 590)

me pakicë: jo më shumë se 206 lekë/litër

me shumicë: jo më shumë se 194 lekë/litër

Benzina (standardi SSH EN)

me pakicë: jo më shumë se 184 lekë/litër

me shumicë: jo më shumë se 172 lekë/litër

Bordi thekson se operatorët e tregut janë të detyruar të zbatojnë vendimin, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sipas sqarimit, duke qenë se çmimet e vendosura janë nën kufijtë e përcaktuar në aktin normativ për akcizat, aktualisht do të zbatohet niveli i plotë prej 100% i akcizës.

Të Ngjashme