Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Borrell përshëndet marrëveshjen Izrael-Hamas

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka mirëpritur marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve nga Gaza dhe pauzën katërditore.

Ai ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të të gjitha pengjeve.

“BE-ja mirëpret marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve nga Gaza për një pauzë të zgjatur në konflikt. Pas 7 javësh vuajtjesh, më në fund ata do të bashkohen me familjet e tyre. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, ka shkruar ai në X.

Tutje, Borrel tha se pauza humanitare duhet që të përdoret për të ofruar sa më shumë ndihma për civilët në Gaza.

“Pauza humanitare duhet të përdoret për të ofruar sa më shumë ndihma të nevojshme urgjente për civilët që durojnë luftën shkatërruese në Gaza. BE-ja do të bëjë pjesën e saj në ofrimin e ndihmës.”, ka thënë ai