Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Brenda veturës ishin katër ushtarë, KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq

 
   

Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit.

Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër një oborri të një shtëpie.

Lidhur me këtë KFOR-i në një përgjigje ka thënë se brenda automjetit kanë qenë katër ushtarë, por që të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime të mëdha.

 Image
 Foto nga vendi i ngjarjes 
 

Ndërkohë, thotë se Komanda Rajonale – Lindje aktualisht është duke shqyrtuar shkakun e aksidentit.