Lajme

Burim Ramadani: Kosova të kontribuojë simbolikisht në Gaza, në mbështetje të SHBA-së

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka propozuar që kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por në funksion të mbështetjes së përpjekjeve amerikane për stabilizimin e situatës atje.

Ai ka theksuar se Kosova, si shtet i ndërtuar mbi suksesin e ndërhyrjes ndërkombëtare ushtarake, mund të jetë kontribuese për paqen dhe sigurinë globale, përkrah trupave amerikane. Sipas tij, përfshirja mund të bëhet përmes Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), por edhe përmes ekspertizës civile.

Postimi i Ramadanit:

Kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje. Kjo edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile.

Kosova, si shtet i ndërtuar mbi suksesin e ndërhyrjes ndërkombëtare ushtarake, është shembull botëror se si mund të arrijë të jetë kontribues për paqen e sigurinë nëpër botë, në rresht me trupat amerikane. Me pjesëmarrje simbolike, Kosova arrin të dëshmojë para botës konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj, sikurse edhe të kujdeset për aspekte racionale buxhetore.

Kosova ka kapacitete të nevojshme të specializuara për kontribut ushtarak në Forcën Stabilizuese në Gaza dhe për këtë duhet të ketë rolin simbolik të mbështetjes.

Qasja racionale në këtë operacion është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Të Ngjashme