Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Caktohet masa e paraburgimit për të arrestuarin V.T. për sulmin terrorist në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbajtur sot seancën dëgjimore ndaj të pandehurit V.T., i cili është arrestuar si pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë, ku dje u sulmua Policia e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Seanca është mbajtur në QKUK, pasi i pandehuri është i plagosur dhe po trajtohet aty.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore.

“Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit është mbajtur dhe ka përfunduar në hapësirat spitalore në QKUK, ku është i vendosur i pandehuri V.T.”, ka thënë Gashi.

Ajo ka bërë të ditur se nesër në objektin e gjykatës do të mbahet seanca edhe për dy të pandehurit tjerë të këtij rasti.