Aktuale

Çfarë është “Cheget”, valixhja nukleare që shoqëron Putinin në Kinë! Ushtaraku rus e pranon si rrallë herë (Video)

Një gazetar rus filmoi anëtarë të delegacionit të Presidentit Vladimir Putin duke mbajtur çantën bërthamore të Rusisë, ndërsa Putin mbërriti të mërkurën në Shenzhen të Kinës për samitin e APEC-ut, ku pritet të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin kinez, Xi Jinping.

I pyetur drejtpërdrejt nëse po e mbante çantën, një ushtarak e konfirmoi se po.

E njohur si “Cheget”, kjo çantë i mundëson Putinit të ruajë në çdo kohë komandën dhe kontrollin e pandërprerë mbi arsenalin bërthamor të Rusisë, pavarësisht vendndodhjes së tij fizike.

“Shikoni pas meje është ajo, valixhja bërthamore, ndihmësi i Vladimir Putin dhe diplomat. Përshëndetje, a është kjo valixhja bërthamore?”, i thotë gazetari, ndërsa ndihmësi i Putin i përgjigjet duke buzëqeshur “Po”.

“Cheget” është çanta e lëvizshme ruse e komandës dhe kontrollit bërthamor, e cila shërben si terminal i lëvizshëm brenda sistemit të komandës “Kazbek” për Forcat Bërthamore Strategjike të Rusisë. Ajo lidhet përmes rrjetit të komunikimit “Kavkaz”, duke u mundësuar drejtuesve të lartë të komunikojnë dhe të autorizojnë sulme bërthamore edhe kur ndodhen larg qendrave fikse të komandës.

Të Ngjashme