Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, “Let’s Talk 2026”.
Gjatë këtij aktiviteti, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e dialogut në afrimin e njerëzve, kuptimin e përvojave të njëri-tjetrit dhe tejkalimin e barrierave që ndajnë shoqërinë.
Ajo ka vlerësuar se “Let’s Talk” krijon një hapësirë të rëndësishme ku njerëzit mund të flasin hapur për përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që dëshirojnë t’i shohin në shoqëri.
Presidentja ka theksuar se barazia nuk duhet të matet vetëm përmes të drejtave të garantuara me ligj, por edhe përmes mundësive që secili individ i ka në jetën e përditshme për të vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas saj, secili ka përgjegjësi që të mos lejojë që paragjykimet të shndërrohen në pengesë për të tjerët.
Në fund, duke iu drejtuar të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, Shiroka Pula ka theksuar se aspiratat e tyre kanë vend në Kosovë, zëri i tyre ka rëndësi dhe e ardhmja e tyre duhet të ndërtohet mbi mundësi të barabarta.
