Lajme

​U ekstradua nga Franca në Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim për dhunim

Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkoi nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit: A.S.

I pandehuri pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar në Francë dhe u ekstraduar në Kosovë një diët më parë (më 17 nëntor).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet në masën e ndalimit.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 19 korrik 2024, rreth orës 12:00, në shtëpinë e tij në Ferizaj, pasi e dëmtuara A.S., me djalin e axhës L.S., shkon tek prindërit e të pandehurit për t’i marrë fëmijët, të cilët ishin në vizitë, ky me revole në dorë detyron të dëmtuarën që të hyjë brenda, ku shtinë me armë disa herë në tokë dhe pasi hyjnë brenda e godet të dëmtuarën me shuplakë, disa herë e kap për flokë, e godet me shkelm në bark dhe me dhunë pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale, me çka kreu veprën penale: dhunim.

Të Ngjashme