Lajme

Haradinaj falënderon ambasadoren izraelite Tamara Ziv për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar në nderim të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi i ka shprehur ambasadores mirënjohjen për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ai ka vlerësuar se Izraeli mbetet partner strategjik i Kosovës, ndërsa punën e ambasadores Ziv e ka cilësuar si shembull të përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit të Kosovës.

“Izraeli ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Kosovës, ndërsa puna e Ambasadores Ziv është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Të Ngjashme