Lajme

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

Tensionet shoqëruan edhe protestën e 172 në Shqipëri.

Një protestë që nisi e qetë dhe si një marshim në rrugët e Tiranës, por solli përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Efektivët e policisë u përplasën me protestuesit, në tentativë për t’i larguar ata nga bulevardi, që të mos bllokohej qarkullimi.

Protesta nisi prej orëve të mëngjesit, me nisjen e seancës plenare, por Parlamenti nuk ishte fokusi i të rinjve, të cilët edhe të mërkurën zgjodhën Ministrinë e Arsimit dhe Kryeministrinë.

E njëjta pamje ishte edhe në protestën e kaluar, ku pati përplasje të forta mes policisë dhe të rinjve që zbritën në bulevard.

Një prej tyre denoncon se është dhunuar nga forcat e rendit.

Videoja e të riut që pretendon se është dhunuar brenda komisariatit u publikua nga kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili paralajmëron se efektivët do të përballen me ligjin./TCH

Të Ngjashme