Lajme

Çfarë i tha BE-ja Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit? Presidenca zbulon detajet

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të publikuara gjatë ditës së sotme lidhur me vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke sqaruar se ftesa e dërguar Bashkimit Evropian nuk është injoruar.

Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se Zyra e Presidentes ka pranuar përgjigje nga Bashkimi Evropian, në të cilën theksohet se për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, nuk është i mundur dërgimi i një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve apo i një Misioni të Ekspertëve Zgjedhorë.

Megjithatë, sipas të njëjtës përgjigje, BE-ja ka bërë të qartë se është duke shqyrtuar dhe koordinuar një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm në vend.

Reagim i Zyrës së Presidentes:

Zyra e Presidentes sqaron se ftesa drejtuar Bashkimit Evropian për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit nuk është injoruar

Lidhur me raportimet e sotme për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, Zyra e Presidentes sqaron se ftesa drejtuar Bashkimit Evropian nuk është injoruar.

Zyra e Presidentes ka pranuar përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian, në të cilën theksohet se, për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, nuk është i mundur dërgimi i një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve apo i një Misioni të Ekspertëve Zgjedhorë. Në të njëjtën përgjigje, BE-ja ka bërë të qartë se po shqyrton dhe koordinon një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë të pranishëm në vend.

Prandaj, paraqitja e kësaj çështjeje si “injorim” i kërkesës së u.d. Presidentes është e pasaktë dhe nuk pasqyron përmbajtjen e komunikimit zyrtar ndërmjet institucioneve.

Ftesa e u.d. Presidentes Haxhiu për Bashkimin Evropian është bërë në frymën e transparencës, besueshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. Kjo mbetet qasje institucionale e Republikës së Kosovës: zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe të vëzhguara sa më gjerësisht nga partnerët ndërkombëtarë.

Zyra e Presidentes mirëpret praninë e Zyrës së BE-së në Kosovë, të shteteve anëtare, të partnerëve ndërkombëtarë dhe të të gjitha organizatave të akredituara për vëzhgimin e zgjedhjeve. Republika e Kosovës ka interes të plotë që procesi i 7 qershorit të zhvillohet me rregull, transparencë dhe në përputhje me standardet demokratike

 

Të Ngjashme