Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, disa orë pasi ishte emëruar në këtë post.
Burime bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen vetëm pak orë pas emërimit të Kazhelit. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet që e kanë çuar atë drejt dorëheqjes.
