Aktuale

Tronditëse/ Burri vret gruan dhe vëllain e saj, i plagos vëllain tjetër, detajet nga policia

Insajderi ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Livoq të Ulët të Gjilanit dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe vëllain e saj, ndërsa vëllai tjetër i gruas ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten pasdite, më 9 tetor, kur Policia e Kosovës pranoi informatën për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Insajderin se dy persona, një burrë dhe një grua, të dy rreth 30-vjeçarë, kanë mbetur të vrarë, ndërsa një person tjetër është plagosur.

Sipas Policisë, i dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Motivi i ngjarjes ende nuk dihet. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rasti..

Të Ngjashme